Jeni një profesionist kreativ që nuk mund të përballoni një zyrë dhe jeni në kërkim për një hapësirë pune të përbashkët? Ndodheni në Tiranë për biznes dhe ju nevojitet një zyrë për një kohë të shkurtër? Jeni një sipërmarrje e re që ka nevojë për një sallë takimesh apo trajnimesh?
… Atëherë “Dutch Hub” është vendi i duhur për ju.
Dutch Hub është coworking më i madh në Shqipëri. Që prej 2018 dhe me 1000 metra katror në zemër të Tiranës, Dutch Hub ofron mundësi pa fund për profesionistë dhe kompani vendase dhe të huaja. Ofertat tona variojnë nga planet orare dhe ditore deri në ato afatgjata, të shoqëruara me 20 shërbime profesionale, mundësi rrjetëzimi dhe lehtësira të tjera. Dutch Hub ofron poste pune individuale, hapësira pune për grupe dhe kompani në open space apo zyra të përbashkëta dhe zyra private në formate të ndryshme.
Ne ofrojmë një hapësirë unike për të punuar bashkë me profesionistë të tjerë, që plotëson nevojat e bizneseve të cilat kanë nevojë për një hapësirë të përballueshme. E pozicionuar shumë mirë në qendër të Tiranës, në zonën e Bllokut, ambienti që ofrojmë ka gjithcka që ju nevojitet për të nisur një biznes: WiFi falas, shërbim printimi, mundësi për një sallë seminaresh dhe një zonë të gjerë përjashta për të mirëpritur klientet apo punuar i qetë.