Jeni një profesionist kreativ që nuk mund të përballoni një zyrë dhe jeni në kërkim për një hapësirë pune të përbashkët? Ndodheni në Tiranë për biznes dhe ju nevojitet një zyrë për një kohë të shkurtër? Jeni një sipërmarrje e re që ka nevojë për një sallë takimesh apo trajnimesh?
… Atëherë “Dutch Hub” është vendi i duhur për ju. Ne ofrojmë një hapësirë unike për të punuar bashkë me profesionistë të tjerë, që plotëson nevojat e bizneseve të cilat kanë nevojë për një hapësirë të përballueshme. E pozicionuar shumë mirë në qendër të Tiranës, në zonën e Bllokut, ambienti që ofrojmë ka gjithcka që ju nevojitet për të nisur një biznes: WiFi falas, shërbim printimi, mundësi për një sallë seminaresh dhe një zonë të gjerë përjashta për të mirëpritur klientet apo punuar i qetë. Zgjidhja jone unike e hot-desking, do të thotë që ju gjithmonë mund të gjeni një tavolinë pune në të, ose mund të merrni me qera një nga dhomat e zyrave tona të dedikuara për ju.